Në Porto Romano 233 ton karburant pa akcizë, subjektit gjobë 350 mijë euro

2019-08-11 2

Aksioni anti-informalitet ka goditur një tjetër shkelje për sa i përket hidrokarbureve. Bëhet fjalë për një depozitë me një sasi prej 233 mijë litra benzinë të pa deklaruar. Depozita e pa deklaruar është kapur në Porto Romano në magazinat fiskale gjatë një inspektimi ku në terren ishin Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtori i Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokuta, mbi një subjekt, ndër më kryesorët në tregun vendas.

Ndaj subjektit që kishte bërë shkeljen është vendosur një gjobë e majme prej 350 mijë eurove dhe nëse kjo shkelje do të përsëritet gjoba do të jetë deri në 5 fish dhe më pas mbyllja e të gjithë aktivitetit.

Ky zbulim evazioni ka ardhur në saj të aksionit që po ndërmerret në të gjithë vendin tonë për të goditur informalitetin, duke filluar nga plazhet dhe lirimi i zonave publike e deri tek hotelet e komplekset me të famshme të vendit.

Strukturat e Administratës Doganore në kontrollet e tyre janë fokusuar tek sektori i hidrokarbureve dhe produktet e akcizës. Për këtë shkelej ka reaguar edhe kryeministri Rama duke thënë se operacioni i kthimit në ligjshmëri do të prekë çdo magazinë doganore; jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës, për t'u përballur me Zero Tolerancë ndaj abuzuesve.

Nga ana tjetër gjatë inspektimit Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta tha se kjo është shkelje për herë të parë dhe për këtë arsye penaliteti që aplikohet është 1-fish mbi vlerën e detyrimit. Në rast përsëritje do të jetë 3-fish dhe për herë të tretë shkon deri në 5-fish të detyrimit dhe revokim të autorizimit për ushtrimin e veprimtarisë.

?Kjo është një nga pjesët e procesit që ne po kryejmë në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera, me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Inspektoriatin Shtetëror Teknik dhe Industrial. Ajo që po mundohemi të bëjmë është inventarizimi fizik i të gjithë gjendjes në magazinat fiskale. Krahasimi i gjendjes me sistemin, me deklarimet që kemi në sistem dhe më pas kryqëzimi i informacionit me të gjitha faturat e shitjes dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për të kuptuar që nga momenti i importit dhe deri në pikën fundore gjithë informacioni është i përcjellë saktë dhe gjithë produkti është i fiskalizuar dhe i pasqyruar drejt kundrejt detyrimeve doganore fiskale ndaj shtetit?, tha Gjokuta.

Në muajin gusht fokusi i kontrolleve do të jetë sektori i produkteve të akcizës, duke filluar nga karburanti, pijet alkoolike, kafeja,etj. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj theksoi se po bëhet një analizë e plotë me qëllim evidentimin e çdo shkeljeje.

?Ne do të monitorojmë çdo veprimtari ekonomike, në mënyrë që të kuptojmë deri në fund masën e evazionit dhe arritjen e objektivave për ta luftuar atë. Në Porto Romano jemi duke analizuar të gjitha pikat e magazinave doganore për të gjitha subjektet që kanë vendndodhje të depozitave. Gjithashtu do të zhvendosemi edhe në Fier, si dhe në çdo pikë ku ka magazinë doganore. Kjo jo vetëm për ...