RTV Ora - Lirohen 1000 m2 plazh i zaptuar, procedohen 2 biznesmenë

2019-08-11 1

#rtvora

Policia e Kavajës ka liruar 1000 m2 plazh të zaptuar në plazhin e Qerretit dhe Spillesë dhe ka proceduar dy pronarë subjektesh.

Lirimi i hapësirave erdhi si rezultat i operacionit "Plazh i lirë", që synon ndëshikimin e infomalitetit.

Të proceduarit janë shtetasit A.B dhe E.H. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale: "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Pushtimi i tokës". Në zonën e Qerretit dhe në Spille këta shtetas kishin zënë hapsirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige.

Sekuestrimi - Policia e Kavajës ka sekuestruar rreth 200 komplete çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu bëhet e ditur se Policia ka çuar në Prokurori dokumentet për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", në ngarkim të zyrtarëve të tatim taksave në Bashkinë Kavajë. Ata janë proceduar më parë gjatë operacionit "Palzh i Lirë" të zhvilluar në Golem, pasi nuk kanë kryer detyrën. Ata kishin lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme.

Operacioni është në vijim në gjithë vijën bregdetare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lirohen-1000-m2-plazh-i-zaptuar-procedohen-2-biznesmene

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz