RTV Ora - Ekstradimi i Gentian Dodës, Daily Mail: Vrasësi hyri dy herë ilegalisht në Angli

2019-08-10 1

#rtvora

Gentian Doda, 41-vjeçari shqiptar i arrestuar në Angli është ekstraduar drejt vendit tonë pasi akuzohet se ka korruptuar gjyqtarin Shkëlqim Miri, duke i dhënë atij 30 000 euro me qëllim ndryshimin e vendimit të gjykatës, e cila e kishte dënuar me 20 vite burg. Mediat britanike i kanë kushtuar një artikull Dodës sipas të cilëve ai ia kishte dalë të futej dy herë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekstradohet nga Anglia në Shqipëri i shumëkërkuari Gentian Doda, personi që dyshohet se ka korruptuar gjyqtarin e Apelit në Tiranë Shkëlqim Miri, duke i dhënë 30 mijë euro me qëllim ritifimin e lirisë. Doda ishte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se ka korruptuar gjyqtarin në këmbim të uljes së dënimit ndërsa ekstradimi i tij ka shkaktuar një termet për autoritetet britanike.

Sipas prokurorisë ka rezultuar se në këmbim të ryshfetit, gjyqtari Miri, në vitin 2016 ka ndryshuar veprën penale 41-vjeçarit, duke i ulur atij dënimin me 20 vite burg për një vrasje të dyfishte në vitin 1997 në Burrel.

Pas këtij vendimi, në 7 Korrik të vitit 2017, Doda fitoi lirinë, duke dalë nga burgu. Në po këtë vit në nëntor gjykata e krimeve të rënda ka vendosur masën e sigurisë ?Arrest në burg? për veprën penale ?Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të drejtësisë? .

Gjatë asaj kohe në pranga u vu edhe gjyqtari Shkëlqim Miri me akuzën e korrupsionit, pasi kontrolli në banesë i gjeti një shumë e konsiderueshme parash, të cilat u sekuestruan nga Prokuroria. Një vit më vonë ai u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg nga Shkalla e Parë me akuzën e korrupsionit, por pas apelimit përfitoi ulje të dënimit duke fituar më pas lirinë.

Ndërkohë mediat britanike i kanë kushtuar një artikull të plotë Dodës, ku sipas tyre ia kishte dalë të hynte dy herë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas ndalimit të parë Doda u depërtua dhe iu konfiskua pasaporta e tij, ndërsa katër vjet më vonë, pasi kishte paguar ryshfet për gjykatësin shqiptar, ai rifitoi lirinë dhe hyri përsëri në Mbretërinë e Bashkuar ku qëndroi edhe për dy vite të tjera. Në artikullin e saj, Daily Mail, shkruan se 40-vjeçari Doda, 40 është pjesë e bandës së rrezikshme ?Kola? e ai u bë një nga të arratisurit më të kërkuar të Evropës pasi vrau dy persona në Burrel, në 1997-ën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekstradimi-i-gentian-dodes-daily-mail-vrasesi-hyri-dy-here-ilegalisht-ne-angli

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz