http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeqytetit i është shtuar edhe një tjetër parkim nëntokësor.Nga data 11 gusht do te jete i haur parkingu ne rrugen e elbasanit i cili ka nje kapacitet prej 145 vendesh. Erion Veliaj u shpreh se ky është një tjëtër premtim i mbajtur. ?Duke filluar nga dita e hënë, të gjithë qytetarët që kanë punë në Rrugën e ?Elbasanit?, qofshin ata që shkojnë në shkollat këtu afër, si shkolla ?Kosova? apo Liceu, qofshin ata që kanë biznese, qofshin ata që shkojnë te Drejtoria e Tatimeve, pra në një nga nyjet më të ngarkuara të Tiranës, gjejnë shpëtim përfundimtar për çështjen e parkimit, duke frekuentuar parkimin e 4-rt nëntokësor që hapim në 4 vjet në qytetin e Tiranës?. Veliaj u shpreh se investimet e tilla do të vijojnë edhe gjate mandatit te dytë. Së shpejti do të ketë edhe dy parkingje të reja nëntokësore, një pranë parkut të liqenit dhe një tek ?qyteti studenti?. ?Zgjidhja që do të shohim në Tiranë është: makinat larg syrit të njeriut, nëntokë, kurse hapësirat e rikuperuara nga privati, që janë hapësira të bashkisë, siç ishte këndi i ?7 Xhuxhave?, që sot është kthyer 100% në duart e shtetit dhe qytetit të Tiranës, do të vijojmë me të njëjtën filozofi edhe në hapësira të tjera që kemi identifikuar për parkingje nëntokësore. Shumë shpejt, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të rimarrë një tokë dhe do të bëjë një shkëmbim me një tokë që është në hyrje të Parkut të Liqenit, midis Gardës dhe Universitetit, ku do të konceptojmë një tjetër parkim nëntokësor, që do t?i shërbejë të gjithë atyre që frekuentojnë Parkun e Liqenit. Po kështu, edhe në Qytetin Studenti dhe në disa hapësira të tjera kemi identifikuar mundësinë për parkingje nëntokësore?. Kryebashkiaku Veliaj siguroi se të gjitha të ardhurat që do të vijnë nga parkingu do të shkojnë për të mbjellë më shumë pemë.