http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas 68 vitesh eshte ribonikfikuar fusha e Maliqit. 650 km nga 830 km kanale vaditese e kulluese që ka fusha e Maliqit janë pastruar. Projekti i ribonikfikit të një prej fushave më të mëdha përfshin edhe thellimin e lumit Devoll me 70 cm nga ura e Maliqit deri tek Tyrbja e Gocesh, me nje gjatesi 3.2 km.Investimi eshte financim i qeverise me nje vlere prej 54 milion lek.Për Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit Genti Alickolli, ky projekt rikthen normalitetin ne fushën e Maliqit, duke eliminuar rrezikun e përmbytjeve.Për shkak të mospastrimit të kanaleve kulluese dhe të mos thellimit te lumit Devoll, për mungesë fondesh, çdo vit në stinën e dimrit, në Fushën e Maliqit përmbyteshin nga 200-500 hektare sipërfaqe të mbjella me kultura bujqesore.