Meta ktheu ligjin, Gjinushi: Si specialist i bllokimeve shqetësohet për zhbllokimet

2019-08-10 2

TIRANË- Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka reaguar në një lidhje telefonike për Report tv lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për të kthyer në Kuvend ligjin për Akademinë e Shkencave me argumentet se i cenon kompetencat. Gjinushi tha se Meta është bërë pjesë e segmentëve politikë për të sabotuar Reformën në Akademi e cila tashmë është përshndetur edhe nga Akademive Europiane. Kreu i Akademisë së Shkencave tha se akademia nuk mund të sjellë përplasje kompetencash, pasi duhet të jesh injorant në fushën e jurisprudencës që të kesh përplasje.

Gjinushi komentoi edhe vendimin e Metës për të kthyer në Kuvend emërimin tij në krye të Akademinsë së Shkencave. Ai tha se në këtë rast presidentit i jepet nderi vetëm të dekretojë dhe jo të bllokojë për arsye klienteliste.

"Tani mesa duket kanë viktimizuar Ilir Metën duke e bërë pjesë të këtyre segmenteve politikër pë të sabotuar reformën në akademi. Reforma është ajo që është përshëndetur edhe nga Bashkimi i Akademive Europiane. Argumentet që e sulmojnë nuk kanë lidhje fare. Akademia ka një mision për kërkimin shkencor dhe përpiqet ta ushtrojë këtë mision fisnik dhe nuk mund të sjellë përplasje kompetencash. Duhet të jesh injorant në fushën e jurisprudencës që të kesh përplasje. Meta nuk zgjodhi rrugën e bashkëpunimit, as në rastin e emërimit. Ai duhet t'i ketë cilësitë për ta ushtruar këtë nder. Si mundet që një president të shqetësohet se ligji parashikon zhbllokim, Të shqetësohesh për këtë do të thotë se Meta si specialist i bllokimeve është i shqetësuar për zhbllokimet. Dekreti i tij i para një muaji është anti- kushtetues.