Report TV - Braçe: Diferenca në litrat e hidrokarbureve do i nënshtrohet detyrimeve fiskale

2019-08-10 0

Zv. kryeministri Eron Braçe deklaroi se gjatw kontrolleve nw bizneset e hidrokarbureve janw vwnw re diferenca mes mallit tw shitur dhe atij te deklaruar. Braçe tha se difernca nw litra do i nwnshtrohet detyrimeve fiskale.

"Në tregun e karburanteve vazhdon të gëlojë paligjshmëria në aspektin fiskal. Ajo është bërë aq e gjerë deri në kufijtë e shkeljes së kodit penal. Përmes regjimit të kasës me regjim manual të ndaluar me ligj. Nga këto kanë dalë diferenca mes shifrave të shitura dhe atyre të deklaruara. Diferencat arrijnë në mijëra ton. Po bëhet verifikimi i të gjitha kasave. Diferenca në litra do i nënshtrohet detyrimeve fiskale deri në qindarkën e fundit. Të gjithë ata që kapen me shkelje duke nisur nga dy që keni në pranga. Dua të mbështes veprimet e prokurorëve në Elbasan dhe Tiranë. Hetimet e tyre janë jetike. Administrata doganore ka shtrirë kontrolle në magazina e lira, kryesisht në produktin benzinë. Të dy administratat janë udhëzuar të llogarisin diferencat", u shpreh Braçe.