#rtvora
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës i dalë nga votimet e 30 qershorit është shprehur se akuzat ndaj tij i ngjajnë një gjyqi politik ndërsa ka pohuar se është i hapur për hetimet që kanë nisur ndaj tij për fshehje të dënimit në itali.
Valdrin Pjetri: Prokuroria është i vetmi institucion i ngarkuar nga ligji për të bërë verifikimet. Kjo më shumë ngjan me gjyq publik.
Deklarata e kryebashkiakut të Shkodrës të zgjedhur më 30 qershor ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike e cila publikoi dokumentet e sistemit TIMS ku rezuton se Pjetri nuk ka udhëtuar në Itali që nga viti 2002 kur është përzënë nga ky vend.
Ulqinaku: Partia Demokratike disponon dhe sot, bën publik dokumentin e nxjerrë nga sistemi TIMS, ku vërtetohet se Valdrin Luigj Pjetri, nuk ka udhëtuar drejt Italisë nga viti 2002 deri në 2010.
Ish deputetja Demokrate e Shkodrës Izmina Ulqinaku foli për një dënim të pejtrit në itali me 18 muaj ndërsa tha se i zgjedhuri i PS kishte ndëprerë studimet në Itali për shkak të problemeve me policinë.
Ulqinaku: Pse i ndërpreve studimet në itali, ku qëndrove vetëm një vit?
Pse gënjen kur thua se ke shkruar rregullisht në Itali?
Partia Demokratike theksoi se Valdrin Pjetri nuk ka mundësi juridike të drejtojë Bashkinë e Shkodrës pasi duhet të përballet me ligjin e dekriminalizimit. Pak ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi për RTV Ora se ka nisur hetimet për rastin e kryebashkiakut të shkodrës nëse ai është ndaluar dhe dëbuar nga italia në vitet 2001-2002.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-nxjerr-dokumentin-pjetri-nuk-ka-udhetuar-drejt-italise-nga-viti-2002-deri-ne-2010
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz