Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri, mohon të jetë ndaluar nga policia italiane apo të jetë dëbuar nga shteti fqinj, sikundër edhe pretendon Partia Demokratike.Në një prononcim për gazetarët, Pjetri foli për gjyq publik, teksa shtoi se fjala e fundit i takon prokurorisë.
Valdin Pjetri: Është e vërtetë se gjatë javës së fundit kam qenë në qendër të sulmeve nga PD. Kam bërë një reagim timin të nesërmen e këtij lajmi ku kam thënë se jam mëse i hapur për çdo verifikim të mundshëm. Gjëja është zyrtare, shkresa e subjektit partiak është në prokurorinë e përgjithshme dhe prokuroria është i vetmi institucion i ngarkuar nga ligji për të bërë verifikimet. Kjo më shumë ngjan me gjyq publik. Megjithatë dua të them se asgjë dhe askush nuk na ndal të shkojmë drejt bashkisë së Shkodrës dhe të fillojmë punën.
I pyetur nëse është e vërtetë se nuk ka udhëtuar për 10 vjet drejt Italisë, ai dha këtë përgjigje
?Nuk është e vërtetë, kam shkuar disa herë. Po të shikohet TIMS është e verifikueshme dhe prandaj kam këtë lloj qetësie?.
Pas akuzave te Partisë Demokratike, sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikimet për kryebashkiakun e zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri.