http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kultivimi i kanabis sativës ne Shqipëri është nje histori qe i përket te shkuarës. Kjo ka qene përgjigja e zëvendës ministres se brendshme Rovena Voda e pyetur per akuzat e nje dite me pare te liderit te opozitës, i cili deklaroi se është pesëfishuar sipërfaqja e mbjelle. Në qytetin bregdetar të Vlorës, Voda ishte e pranishme në inaugurimin e zyrës së re për dokumentet biometrike. Ajo i beri thirrje qytetarëve të aplikojnë sa më shpejt për kartat e identitetit, duke u kujtuar atyre edhe penalitetet për vonesat. Për të përballuar fluksin e aplikimeve sportelet do të jetë te hapura çdo ditë, madje edhe gjatë fundjavës.