Poeti edhe shkrimtari Moikom Zeqo rikthehet tek lexuesi me librin me poezi të viteve 1989-?99, ?Golgotë fluturash?. Janë poezi të rëndësishme në krijimtarinë e tij, jo vetëm se në ato vite mendimet edhe reflektimet e tij janë koncentruar, por edhe sepse, bashkë me personalitetin e tij si njeri është krijuar një stil unik në letrat shqipe, si shkrimtar dhe poet, që priret drejt një lakonizmi të madh edhe të gërshetuar me një metaforizëm universal.
Profesor riktheheni tek lexuesi pas botimit të librit ?Përjetësi me qira? me ?Golgotë fluturash?. Janë poezi të viteve 1989-?99, por a mund të na thoni, përse ?Golgotë fluturash??
Ky libër është një vazhdim i ?Përjetësi me qira?. Ishin poezi të ruajtura në blloqet mia, kryesisht në studimet për arkeologjinë, sinopse, sepse për një periudhë të gjatë unë nuk botova më poezi. Vendosa që t?i botoj, jo vetëm se bëjnë një plotësim kronologjik por sepse, i plotësoj deri në vitin 1989, që përbëjnë edhe moshën më vitale të njeriut për mendimin tim. Mosha 40-50 vjeç është mosha ku të gjitha mendimet dhe reflektimet mund të arrish t?i koncentrosh. Në atë që quhet krijimtaria ime, ky libër i botuar nga ?Ëestprint? është ndoshta libri më i rëndësishëm, sepse ka një stil, që nëse mund ta quaja ?shpikja ime? është edhe vetë personaliteti i njeriut, që lidhet me tendencën për një lakonizëm të madh, të gërshetuar me një tendencë edhe me një metaforizim universal.