Me rritjen e temperaturave përdorimi I kremrave mbrojtës ndaj diellit është I pashmangshëm. Pavarësisht domosdoshëmërisë së përdorimit të tyre ka pikëpyetje mbi efektet anësore që shkakton aplikimi I tyre .
Lidhur me këtë, Report Tv kontaktoi me mjeken dermatologe në QSUT, Migena Vragu e cila u shpreh se ashtu si çdo preparat edhe kremrat solar për mbrojtjen nga dielli kanë efektet anësore.
Vragu thotë se sipas studimeve të fundit, përdorimi I kremrave solar mund të çojë deri në rrezikun e kancerit të gjirit tek femrat.
?Si çdo preprat e si çdo medigament i cili jep efekte anësore edhe këto lloje kremrash japin disa probleme në lëkurë më i shpeshti janë dermatitet alergjike. Çfarë ndodh? Ndodh një lloj skuqje një lloj enjtje e shoqëruar me kruajtje të lëkurës . Shpesh herë individët që përdorin kremin e diellit ankohen edhe për djegie të syve, në momentin që e aplikojnë në ftyrë fillon një lloj djegie irritacioni i syve. Tjetër efekt anësor i përdorimii të kremrave të diellit janë edhe ato që quhen folikulitet . Folikulitet janë inflamacion ose infeksion i rrënjës së qimes shpesh herë lyerja me këto kremra solar sjell irritim të këtyre zonave. Tek personat sidomos tek adoleshentët të cilët vuajnë nga aknet që i kanë tashmë aknet shpesh herë përdorimi i kremrave i acaron ato. Disa studime tregojnë që tek femrat që kanë përdorur për një kohë të gjatë kremra mbrojtës solar, këto kremra kanë çuar në disa luhatje të nivelev të estrogjenit që janë disa hormone femërore dhe këto luhatje të hormoneve është parë që disa raste kanë çuar deri në kancere të gjirit.Si çdo preprat e si çdo medigament i cili jep efekte anësore edhe këto lloje kremrash japin disa probleme në lëkurë më i shpeshti janë dermatitet alergjike. Çfarë ndodh? Ndodh një lloj skuqje një lloj enjtje e shoqëruar me kruajtje të lëkurës . Shpesh herë individët që përdorin kremin e diellit ankohen edhe për djegie të syve, në momentin që e aplikojnë në ftyrë fillon një lloj djegie irritacioni i syve. Tjetër efekt anësor i përdorimii të kremrave të diellit janë edhe ato që quhen folikulitet . Folikulitet janë inflamacion ose infeksion i rrënjës së qimes shpesh herë lyerja me këto kremra solar sjell irritim të këtyre zonave. Tek personat sidomos tek adoleshentët të cilët vuajnë nga aknet që i kanë tashmë aknet shpesh herë përdorimi i kremrave i acaron ato. Disa studime tregojnë që tek femrat që kanë përdorur për një kohë të gjatë kremra mbrojtës solar, këto kremra kanë çuar në disa luhatje të nivelev të estrogjenit që janë disa hormone femërore dhe këto luhatje të hormoneve është parë që disa raste kanë çuar deri në kancere të gjirit.? tha dermatologia.
Nga ana tjetër dermatologia këshillon se duhet bërë kujdes në blerjen e tyre, pasi fillimisht duhet parë me vëmendjen dhe me këshillë nga mjeku edhe për sa I përket përbërjes së tyre.