Qindra banorë të Tearcës preken nga virusi “Rota”

2019-08-08 0

Virusi Rota ka prekur qindra banorë të fshatit Tearcë të Tetovës. Banorët ankohen se janë infektuar nga uji i pijshëm në këtë fshat. Disa prej të prekurve janë hospitalizuar në Shkup. Nga komuna theksojnë se akoma nuk dihen shkaqet e përhapjes së virusit, pasi akoma nuk janë publikuar rezultatet e Institutit të Shëndetit Publik.