http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Aksioni kundër informalitetit ka prekur edhe bizneset qe e përdorin faturën tatimore, por aplikojnë dy çmime te ndryshme; një per klientët dhe nje për shtetin. Ministrja e financave dhe ekonomisë Anila Denaj ka verifikuar nje rast te tille ne zonën e Golemit, duke bere thirrje per respektimin e ligjit, në mënyrë që të shmanget mbyllja e biznesit. ?Duhet të respektoni 100% detyrimin që çmimet e afishuara të jenë të vendosura edhe në faturë. Nuk ju ndihmon aspak një gjobë apo një shirit i vendosur, pasi i gjithë imazhi që ju ndërtoni për këtë model biznesi, për një faturë apo për dy fatura, që në mënyrë të njëpasnjëshme janë në shkelje të ligjit, ju dëmtojnë për përballë konkurrencës. Më duhet të qartësoj se inspektimi nuk ndodh çdo ditë në të gjitha bizneset, ka një arsye pse ishit ju, përtej emrit të përveçëm, përtej biznesit dhe është transaksioni në vëllim të caktuar. Nesër mund të jetë një biznesi tjetër. Në fund të ditës ne duhet t?i vendosim të gjithë para një situate, ku çdo gjë që është në politikën tuaj të çmimeve të afishohet dhe të aplikohet edhe në faturën tatimore.? Ministrja Denaj vuri ne dukje se bizneset qe operojnë ne fushën e turizmit duhet të përfitojnë nga lehtësitë fiskale, siç është reduktimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në masën 6%, për të përmirësuar shërbimet dhe për të rritur ofertën turistike.