TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka thumbuar sërish qëndrimin e opozitës e cila tashmë duket se nuk është më e bashkuar. Duke bërë një krahasim mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviç, Meta thotë se nëse opozita atje do priste që Millosheviç të dënonte veten, ai do ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra. Meta vë theksin te 13 tetori duke i kujtuar liderit demokrat Lulzim Basha se çdo arsyetim për të mos u regjistruar në zgjedhje është bashkëfajësi.
"Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten. Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra.
Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës. Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi.
Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi!
18 tetori po afron!", thotë Meta.