Ndëshkimet ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor nuk janë vetëm" /> Ndëshkimet ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor nuk janë vetëm"/>
#rtvora
Ndëshkimet ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor nuk janë vetëm në formën e gjobave.
Policia Rrugore ka detyruar një shofer që të ecë mbrapsht, pasi ishte duke qarkulluar në sens të kundërt, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve të tjera.
Policia thotë se ky drejtues mjeti u denoncua nga qytetarët dhe shofer të cilët ishin të fyer nga veprimi i tij.
"Policia Rrugore ka mbrritur menjëherë në adresën e dhënë dhe e ka detyruar drejtuesin e mjetit të qarkullojë pas, me qëllim që kolona e rregullt e mjeteve, të shikonte "trimërinë" e tij", sqaron policia në njoftim.
Përveç ndëshkimit moral, ndaj këtij drejtuesi mjeti policia mori masën administrative plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit nga 2 deri në 6 muaj.
Policia thotë se publikimi i këtij rasti bëhet në respekt të qytetarëve që denoncuan dhe në kuadër të sensibilizimit për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve dhe nga këmbësorët.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/policia-ndeshkon-shoferin-trim-e-detyron-te-ece-mbrapsht-me-makine
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz