#rtvora
Lirohen rreth 2000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme në Durrës, në kuadër të operacionit "Plazh i lirë".
Policia ka proceduar 6 pronarë subjektesh, për veprën penale "Zënia e hapësirave publike", ndëshkuar me parë edhe nga Policia Bashkiake.
"U proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L. B., F. B., O. D., F. R., A. C., S. B., të gjithë banues në Durrës. Procedimi ndaj tyre filloi pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse" njofton policia.
Aksioni vijoi edhe në plazhet e Vlorës. Policia ka proceduar penalisht 6 administratorë subjektesh në Radhimë dhe Himarë, konkretisht shtetasit B. D., P. K, M. K, M. Dh., S. Sh., A. Z.
Policia ka nisur procedimet penale për secilin prej tyre, pasi nga kontrollet e ushtruara në subjektet tregtare në plazhet e Radhimës dhe Gjipesë, është konstatuar se këta shtetas kanë ushtruar aktivitetin "Plazh Privat" me mungesë të theksuar dokumentacioni, nuk lëshonin kupona tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me Bashkitë përkatëse.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lirohen-plazhet-e-zaptuara-ne-durres-ne-vlore-ndeshkime-kuponin-tatimor
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz