Meta: Ndryshimet ne kod, cënojne sigurinë e qytetarëve - News, Lajme - Vizion Plus

2019-08-07 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në vazhdën e luftës që ka nisur me mazhorancën presidenti kthen një tjetër ligj në kuvend. Bëhet fjalë për ndryshimet në kodin penal në cilat Ilir Meta gjen përplasje me kushtetutën. Kreu i shtetit në argumentet më të cilat ka motivuar kthimin ligjit thekson se ndryshimet që i janë bërë kodit penal krijojnë mbivendosje me disa dispozita dhe mund të sjellin zbatimin e gabuar në praktikë. Gjatë shqyrtimit u konstatua se disa dispozita dhe konkretisht nenet 3, 6, 7 dhe 11, që kanë ndryshuar, apo nenet 121, 201, 201/b, si dhe 207/atë Kodit Penal te cilat jane shtuar, paraqesin paqartësi në formulimin e disa paragrafëve të tyre; nuk janë në harmoni apo në ndonjë rast mbivendosen me parashikime të tjera të Kodit, shkaqe këto, që mund të sjellin zbatim të gabuar në praktikë apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimeve kushtetuese dhe të sigurisë juridike.Në sqarimin e që shoqëron kthimin ndryshimeve të kodit penal për rishqyrtim në kuvend presidenti e quan të domosdoshem këtë hap edhe për shkak të mos funksionimit të gjykatës së lartë dhe asaj kushtetuese. Sipas Metës nëse ligjvënësi nuk reflekton rrezikohet çënimi i parimit të sigurisë së qytetareve. Në këto kushte ku ndodhet vendi, pa Gjykatë të Lartë dhe Gjykatë Kushtetuese funksionale, i takon Kuvendit të Shqipërisë që të tregojë kujdesin maksimal gjatë hartimit e miratimit të dispozitave të reja në Kodin Penal, që krijojnë figura të reja të veprave penale, pasi kriminalizimi i sjelljeve apo veprimeve në figura krimi, ndërkohë që ende nuk është funksionale trupa gjyqësore që mund të bëjë unifikimin e praktikës gjyqësore në këtë drejtim, mund të sjellë si rezultat aplikim të ndryshëm të normës në praktikë, duke krijuar rrezik për cenim të parimit të sigurisë juridike të shtetasve apo dënimin pa ligj. Por megjithe problematikat qe gjen ne ligj, presidenti Ilir Meta vlereson se ndryshimet ligjore ne kodin penal ne pergjithsi kane tendence pozitive. Ne kete drejtim kreu i shtetit veren se dispozitat aktuale nuk garantojne ndeshkimin per disa sjellje ne shoqeri parashikimi I te cilave si vepra penale eshte domosdoshmeri.

Free Traffic Exchange