Plazhi i Talës në Lezhë është kthyer në destinacion mjaft të pëlqyer turistik. Rëra kurative, uji i kristaltë, pastërtia që të ofron ky bregdet dhe çmimet e favorshme ka bërë që Talja të tërheqë vëmendjen e shumë pushuesve dhe turistëve të huaj. Në të gjithë gjatësinë e këtij bregdeti prej 6 km ka hapësira të pa limituara publike, pasi vetëm një pjesë e vogël është plazh privat. Pushuesit vlerësojnë plazhin e Tales si vendi ideal për të kaluar pushimet, ndërsa kërkojnë që të ketë më shumë investime për të zhvilluar jetën e natës.
"Vijmë nga Maqedoni. Plazhi më I bukur që ekziston ën Shqipëri është plazhi I Tales në Lezhë." thotë një pushues.
"Kam që kur kam lindur që vij në Tale. Plazh shumë I mirë për familje dhe për shoqërinë. E vetmja gjë që I mungon është një pedonale, pasi pas orës 8 humbet gjithçka, është shumë qetësi , njerëzit shkojnë të flenë pasi nuk kanë një aktivitet me të cilin mund të kalojnë kohën."
"Shumë mirë, kushtet e mrekullueshme." thotë një pushues tjetër.
"Këtu kam gjetur stabilitet" shton një pushues.
Administratori i Shënkollit Albert Rrusti thotë se nga viti në vit plazhi I Tales ka ka rritje të numrit të turistave.
"Çdo vit këtu ka një rritje të pushuesve, si vendas edhe të huaj. Plazhi I Tales ofron pastërti qetësi dhe veçanërisht çmime shumë të lira. Talja ndodhet vetëm 7 km larg rrugës nacionale Lezhë ? Tiranë. Distanca e shkurtër me qytetin e Lezhën dhe infrastruktura rrugore e afrojnë më shumë këtë zonë turistike me pushuesit. " ka thënë ai.