RTV Ora - Biznesi i vogël paralajmëron protesta

2019-08-07 0

#rtvora

Biznesi i vogël dhe i mesëm ka paralajmëruar se do të nisë protesta. Ata ankohen se nismat e fundit të qeverisë për fiskalizimin dhe pajisjen me llogari bankare janë kosto shtesë që do ti çojë deri në faliment ose rritje të çmimit për konsumatorët.

Nisma për fiskalizimin dhe hapja e llogarive nuk janë mirëpritur nga bizneset e vogla dhe të mesme të cilat kanë paralajmëruar nisjen e protestave nëse qeveria nuk i mbështet. Shpëtim Agolli, nënkryetar i shoqatës sqaron se këto nisma do i çojnë drejt falimentit pasi janë kosto shtesë.

Shpëtim Agolli: Normalisht që do t'i ngrejmë në protestë, ose vetë tregtarët e vegjël dhe të mësëm do të ngrihen në protestë. Ne dimë shumë mirë që kanë falimentuar mijëra biznese. Sot po ikën krahu i punës. 70% e biznesit të vogël e të mesëm qarkullon 300 mijë lekë të vjetra. Ai tregtari është i detyruar të shkojë në bankë. Veç humbjes së kohës kemi edhe një kosto tjetër, bankat mbajnë komisione shumë të larta.

Agolli shprehet se rritja e kostove do të shkaktojë rritje të çmimeve edhe për konsumatorët.

Shpëtim Agolli: Jo votëm ul të ardhurat e biznesit, por në fund të fundit një normë fitimi marzhin e fitimit ai biznes është i detyruar ta mbajë. Ose do falimentojë ose do ruajë atë marzh fitimi dhe t'ia faturojë klientit.

Bizneset kundërshtojnë edhe aksionin e qeverisë në kuadër të nismës anti-informalitet.

Shpëtim Agolli: Ç'punë ka Policia e Shtetit që të vejë në një biznes pa mandat duke i kontrolluar biznesin?! Ka shanse që një biznes të shkojë një inspektor tatimesh dhe mos ushtrojë të drejtën e kontrollit? Kjo është një shou politik.

Qeveria ka gati projektligjin i cili synon që në janar të 2020 të gjitha bizneset të vendosin një program të ri kompjuterik në bazë të cilit duhet të dërgojnë të dhënat në kohë reale përmes faturave elektronike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/biznesi-i-vogel-ne-protesta-agolli-fiskalizimi-dhe-hapja-e-llogarive-bankare-kosto-shtese

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz