Ne kaos nga trafiku i veres

2019-08-07 2

Tentoni rrugët dytësore apo hyrjen në këmbë në qytetin e Lezhës. Rrugë jashtë standardeve për të përballuar një fluks të madh automjetesh që hynë e dalin çdo ditë në qytet.
Trafiku ndeshet që në hyrje të qytetit dhe në kryqëzimin me superstradën. Për shkak të fluksit të lartë të mjeteve që qarkullojnë, radha e makinave është kilometrike, një situatë shumë e vështirë për tu menaxhuar nga Policia Rrugore.Më shumë se 7 mijë automjete qarkullojnë në qytetin e Lezhës gjatë një ditë vere. I gjithë qyteti ka 7 kilometra rrugë kryesore për të përballuar fluksin e lartë të mjeteve në pikun e sezonit turistik.