Ndryshojnë rregullat për shtetësinë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-08-07 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ne vjeshte parlamenti do te miratoje nje ligj te ri qe përcakton rregullat se si merret pasaporta shqiptare. Ajo qe bie ne sy ne ketë draft është kujdesi ndaj Brukselit ne raport me shqiptaret e Kosovës. Ne fundin e mandatit te dyte te qeverise Berisha, shtetësia shqiptare per kosovaret u kthye ne qendër te debatit publik pasi Kosova nuk përfitonte nga lëvizja e lire ne BE, e duke marre pasaportën shqiptare qytetaret e saj mund te lëviznin pa viza. Per shkak te kësaj situate ne vitin 2013 qeveria Berisha miratoi nje vendim i cili ndalonte kosovaret te merrnin pasaportën shqiptare, vendim i cili tashme është shfuqizuar, por serish ka disa kritere qe ata duhet t?i plotësojnë per te marre shtetësinë. ?Nuk mjafton thjesht te pranosh etninë, pra qe ti je shqiptar, por ketë e lidhim me shtetësinë. Dhe ne fakt ne kemi raste, ka shtetas nga Kosova, Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi qe e vërtetojnë shtetësinë shqiptare kryesisht nëpërmjet regjistrave te vjetër te gjendjes civile te kohës se mbretit Zog dhe ata kane te gjithë te drejtën te aplikojnë dhe te fitojnë shtetësinë shqiptare.? Projektligji krijon lehtësi per marrjen e shtetësisë nga fëmijët me prindër shqiptare, si dhe ata fëmije qe lindin ne territorin e Shqipërisë. ?Te gjithë ata fëmije qe lindin apo jane te gjetur ne territorin e republikës se Shqipërisë, por me prindër te cilët nuk njihen apo nuk kane shtetësi do te fitojnë shtetësinë shqiptare.? Por ligji parashikon edhe rastet kur hiqet shtetësia dhe qe kane te bëjnë me cenimin e sigurisë kombëtare. Projektligji i ri per shtetësinë eshte miratuar tashme ne qeveri e pritet qe te kaloje ne parlament me fillimin e sesionit te vjeshtës.