VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Radhimë-Vlorë ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nuk dihet gjendja e të plagosurve, por ky aksident ka regjistruar radhë të gjata në këtë aks.
Mësohet se prej 20 minutash një radhë e gjatë kolometrike është bërë në Radhimë-Vlorë, duke u shndërruar në një "makth" për pushuesit që kanë zgjedhur të pushojnë në Vlorë.