Sezoni turistik ka bërë që Policia e Shtetit të shtojë kontrollet. 17 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 117 leje drejtimi të pezulluara është bilanci i aksionit të policisë rrugore të kryeqytetit përgjatë javës së kaluar. Nga 17 drejtuesit e arrestuar, 7 janë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi si dhe 2 drejtues mjeti për veprën penale ?Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?. Sa i takon pezullimit të lejeve të drejtimit, 33 janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 39 për shpejtësi mbi normat e lejuara si dhe 45 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjithashtu janë proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh për xhamat e portave të para të errësuar.
-Janë proceduar administrativisht 2 drejtues mjetesh për posedim të sistemeve shtesë pamore dhe zanore.
? Janë proceduar administrativisht 425 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
-Janë proceduar administrativisht 121 drejtues motomjetesh për mosperdorim të kaskës mbrojtëse.
-Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
? Janë vendosur 3200 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.