Lista të hapura, ulja e numrit të njësive zgjedhore si dhe pastrim i listës zgjedhore janë një pjesë e kërkesave të partive politike lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Megjithatë asnjë parti deri më tani nuk ka ndërmarr nismë konkrete për vendosjen e kësaj çështjeje në tryezën e bisedimeve.