RTV Ora - Përplasje për guroret në Berat, firmat në protestë pas vendimit të gjykatës

2019-08-05 3

#rtvora

Pas vendimit të Gjykatës Administrative, firmat e nxjerrjes së gurit dekorativ nisen për të rifilluar punën në Malin e Tomorit, por janë bllokuar nga forca të shumta policie. Drejtuesit e Policisë thanë se nuk kanë marrë ende zyrtarisht vendimin e gjykatës dhe se kanë qenë duke vepruar në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave.

Kompanitë e nxjerrjes së gurit dekorativ në malin e Tomorit kanë dalë në protestë në fshatin Novaj të rrethit të Skraparit, pasi sipas tyre janë bllokuar që të vijojnë me punën nga policia.

Pas vendimit të Gjykatës Administrative që rrëzoi VKM-në e qeverisë për shpalljen e malit të Tomorit Park Kombëtar, firmat kanë vendosur të rifillojnë të hënën punën, pas pezullimit prej 22-muajsh në këtë zonë.

Nisja e kamionëve dhe mjeteve të punës është bllokuar nga forca e policisë të vendosura në qafën e Novajt, ku në ndihmë të policisë së Beratit kanë ardhur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Drejtoria e Policisë së qarkut Berat ka pohuar se nuk janë njohur zyrtarisht me vendimin e Gjykatës Administrative dhe në momentin që ky vendim do i vijë zyrtarisht policisë do zbatohet ligji.

"Ata donin vendimin e gjykatës të kishte vajtur në zyrën e tyre. Ne e kemi nisur në mënyrë zyrtare, e cila mund të ketë vajtur edhe sot. Kërkuan edhe disa dokumente të tjera, të cilat nuk i përkasin policisë që ti bëjë"

"Zoti drejtor hyri në linja të tjera që nuk është kompetent"

Por, drejtuesit e firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ e konsideruan jo të drejtë ndërhyrjen e policisë për mos lejimin e punimeve.

"Në lidhje me vendimin e gjykatës, të cilat e pretendojnë subjektet e interesuara policia e Beratit nuk është njohur zyrtarisht me këtë vendim. Në momentin që ne do njihemi zyrtarisht me vendimin e Gjykatës Administrative konform ligjit do të veprohet"

Ata thanë se nëse edhe pas dërgimit në mënyrë zyrtare të vendimit të gjykatës nuk lejohen të vijojnë me punën, do të ngrihen në protestë.

Sakaq, Ministria e Turizmit është duke mbledhur firma për peticionin për të ankimuar më tej vendimin e Administratives në Gjykatën e Lartë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perplasje-guroret-ne-berat-firmat-ne-proteste-pas-vendimit-te-gjykates

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz