Report TV - Bushati: Këto ditë përfundojnë konstituimet në të gjithë qarkun e Tiranës

2019-08-05 0

Pas konstituimit të këshillit bashkiak të Vorës, deputeti socialist Ervin Bushati u shpreh se gjatë këtyre ditëve do të përfundojnë konstituimet në të gjithë qarkun e Tiranës. Bushati tha se zona është një zonë me zhvillim ekonomik që meriton me shumë vëmendje.

"Qytetarët e bashkisë së Vorës meritojnë një përfaqësim të denjë. Këto ditë mbarojnë konstituimet në të gjithë qarkun e Tiranës. PS do sjellë një Rilindje në nivel lokal. Shpresoj shumë shpejt që qytetarët e Vorës të kenë një kryetar që do të punojë për ta. Vora meriton më shumë investime njësoj si Tirana. Qytetarët shqiptarë sot kanë një standard. Zona e Vorës është një zonë me zhvillim ekonomik. Urime punë të mbarë dhe shpresojmë që t'ia shpërblejmë qytetarëve besimin që na kanë dhënë", u shpreh Bushati.