Është konstituuar ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Delvinës, ndërkohë që është betuar edhe kryebashkiakja e re, Majlinda Qilimi. E gjithë ceremonia është në ambientet e bashkisë pasi kryetari i deri më tanishëm nga radhët e LSI, Rigels Balili nuk është paraqitur ditën e sotme në zyrë, duke i hapur rrugë kështu marrjes së detyrës nga kryetarja e re.Balili u zgjodh në krye të Bashkisë së Delvinës 4 vite më parë, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërkohë që ai njihet edhe si nipi i Klement Balilit i njohur ndryshe i Eskobari i Ballkanit.