Policia e shtetit njoftoi se ka liruar 10 mijë metra katrorë sipërfaqe plazhi në Ks" /> Policia e shtetit njoftoi se ka liruar 10 mijë metra katrorë sipërfaqe plazhi në Ks"/>

RTV Ora – "Plazh i lirë", pushuesit rimarrin 10 000 m2 plazh të zaptuar në Ksamil

2019-08-05 0

#rtvora
Policia e shtetit njoftoi se ka liruar 10 mijë metra katrorë sipërfaqe plazhi në Ksamil, në vazhdim të aksionit kundër informalitetit në bregdet. Burimet zyrtare thanë se gjatë kontrolleve në terren janë proceduar penalisht 6 persona, mes tyre dhe nënkryetari i bashkisë Sarandë.

Policia e shtetit ka liruar një sipërfaqe plazhi prej 10 mijë m2 në Ksamil në një sipërfaqe që ishte zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Në kuadër të aksionit kundër informalitet që ka nisur tashmë prej javës së kaluar në zonën bregdetare, janë proceduar penalisht 6 pronarë subjektesh, konkretisht, 5 në Vlorë dhe një në Divjakë.

Pesë prej këtyre subjekteve akuzohen për ?Fshehje të të ardhurave? dhe 1 për "Zënia e hapësirave publike".

Mes të proceduarve është dhe nënkryetari i bashkisë Sarandë, shtetasi Th.M, pasi nuk ka ekzekutuar vendimin e kryetarit të bashkisë për lirimin e një plazhi publik me sipërfaqe 600 m2.

Sipas policisë në Ksamil, tek zona bregdetare e quajtur "Pema" në Ksamil, janë bllokuar dhe sekuestruar 1185 shezlongë, 351 çadra dhe një tendë dielli për mbulimin e shezlongëve rreth 40 m e gjatë, të cilat shfrytëzoheshin pa kasë fiskale dhe pa lejen përkatëse nga Bashkia e Sarandës.

Ndërkohë sipas njoftimit zyrtarë në Vlorë dhe Divjakë janë proceduar edhe dy administratorë biznesesh pasi në subjektet e tyre janë konstatuar mungesë dokumentacioni dhe pa kasë fiskale.

Një ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se beteja mes Policisë së Shtetit dhe inspektorateve qëndrore, nga fillimi i korrikut po ndikon në përmirësimin e situatës, por kjo nuk mjafton.

Për këtë arsye në vjeshtë në Kuvend do hartohet një ligj i ri për mbrojtjen dhe administrimin e vijës bregdetare nga shteti.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/plazh-i-lire-pushuesit-rimarrin-10-000-m2-plazh-te-zaptuar-ne-ksamil
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz