Në të gjithë vendin në rrjetin rrugor shqiptar janë 105 njolla të zeza. Tv Klan ka siguruar raportin e vitit 2018 të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përpiluar nga Instituti i Transportit. Ky raport thotë se shumica e pikave të zeza ku ndodhin më shumë aksidente janë në rrjetin rrugor kombëtar, 80 të tilla, dhe 40 janë në zonat urbane.
Disa nga akset më problematike janë akset Lezhë-Laç, Milot-Thumanë, Elbasan-Librazhd dhe Lushnje ? Fier. Me numër të lartë aksidentesh renditet edhe Tirana, në veçanti rruga e Laprakës.
Vetëm në këto njolla të zeza, në harkun kohor të dy viteve 2015 ? 2017 kanë ndodhur mbi 1 mijë aksidente.
Raporti saktëson se jo në të gjitha rastet faji i aksidenteve është për shkak të infrastrukturës rrugore, por edhe për shkelje te rregullave të qarkullimit.
Në 121 njollat e zeza, në njërën prej tyre kanë ndodhur të paktën 3 aksidente fatale apo të rënda në tre vitet e fundit. Ekspertët që kanë përpiluar raportin thonë se në studim është marrë një seksion rruge prej 500 metrash.
Këtë vit ARRSH pritet të ndërhyjë në 41 pika të zeza, ku pjesë e masave janë vendosja e barrierave e metalike, nënkalimet dhe mbikalimet, si dhe sinjalizimet vertikale dhe horizontale.
Disa akse të tjera po zgjerohen apo rindërtohen, si për të krijuar lehtësira në trafik e po ashtu edhe për të rritur sigurinë rrugore.
Tv Klan