http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Banorët e Vithkuqit kanë nisur të investojnë për zhvillimin turizmit, duke e parë këtë si një mundësi te mire për te siguruar te ardhura. Pak kohe me pare në këtë fshat janë hapur dy bujtinat e para, nga banorë të cilët për vite me radhë kanë punuar në emigracion. Filip Kristo pasi i kthye nga Greqia vendosi ta shndërrojë shtëpinë e prindërve në bujtinë, duke punuar çdo ditë që të ofrojë kushte sa më të mira për turistët e vizitorët. Teksa flet për Vithkuqin, Flipi tregon disa nga arsyet pse turistët duhet ta vizitojnë. Administratori i njësisë Vithkuq, Altin Prifti i cilëson dy bujtinat si shkëndijat e para të zhvillimit turistik të zonës. Kapaciteti i shtretërve në Vithkuq tashmë ka arritur në rreth 50 ndërsa rikonstruksioni i rrugës kryesore pritet të ndikojë në shtimin e fluksit te turisteve.