Report TV - Duhet të kishte turistë, por plazhi i Likmetës është pushtuar nga plehrat

2019-08-04 4

Plazhi i Likmetës në Durrës është kthyer në një vend grumbullim plehrash dhe barishtesh nga më të ndryshmet. Ai sot nuk kryen asnjë funksion për të qenë i tillë.

Pavarësisht se ndodhemi në kulmin e sezonit turistik, në këtë plazh të vetmit që takon janë disa peshkatarë që ushtrojnë këtë aktivitet prej vitesh në këtë zonë. Ata shprehen se plazhi ka qenë shumë i pastër dhe i frekuentuar nga pushues të ndryshëm, ndërsa sot ky vend është bosh, pasi e tërë sipërfaqja rënore është e ndotur.

"Këtu është pisllëk i madh. Erë e keqe ndotje, shiringa, mbeturina. Të gjithë plazhistët që vinin këtu nuk janë kthyer më. Të paktën rrugën të rregulloni me çakull, nuk e duam me asfaltin. Nuk ka vënë dorë njeri" thonë ata. Problematikë tjetër për plazhin e Likmetes mbetet edhe mungesa e rrugës.

Free Traffic Exchange