RTV Ora - Kriza politike, Presidenti Meta: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar?

2019-08-03 0

#rtvora
As terapitë me ujë dëbore nuk e largojnë vëmendjen e Presidentit Ilir Meta nga kriza politike në Shqipëri. Pas letres së djeshme drejtuar Kuvendit, ku kreu i shteti akuzonte Edi Ramën si autori kryesor i kapjes së shtetit, tashmë ka thumbuar edhe ndërkombëtarët për qendrimet e tyre të njëanshme.

I fundit që mbajti qëndrim për krizen ishte Zëvendësndihmës sekretari i amerikan i shtetit Matheë Palmer, i cili u kërkoi palëve që të pritet gjykata kushtetuese për t?i dhënë zgjidhjeve krizes zgjedhore.

Ilir Meta: Më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?

Presidentit vazhdimisht ka nënvizuar së objektivi i tij është 18 Tetori, dita kur BE do të marrë vendimin për negociatat me Shqipërinë. Ai ka akuzuar Ramën, Bashën dhe Kryemadhin që me qendrimet e tyre po kërcënojnë integrimin e Shqipërisë në BE.



Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kriza-politike-presidenti-meta-pse-nuk-keni-sy-te-pare-apo-veshe-te-degjuar

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange