Meta reagon ndaj deklaratave te Palmer - News, Lajme - Vizion Plus

2019-08-03 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon me reagimet e tij në lidhje me krizën politike në vend. Kreu i shtetit ndonëse zyrtarisht është me pushime përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka ngritur disa pyetje për personat që bëjnë si të paanshëm rreth krizës. Sërish Meta ju bën thirrje politikës që të reflektojë dhe shkruan se përffaqësuesit tanë politikë nuk kanë sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston. Mirëmëngjes të dashur miq!Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?Ju uroj një fundjavë të mbarë!