Kryebashkiakja e Durrësit nxjerr administratën të shtunën në punë për pastrimin e qytetit

2019-08-03 0

DURRES-Valbona Sako ditën e parë të punës si kryetare bashkie e ka nisur me një vendim për të nxjerrë administratën në punë për të pastruar qytetin.

Edhe pse ditë pushimi ajo ka urdhëruar administratën e bashkisë dhe ndërmarrjet në vartësi që të dalin në punë dhe të pastrojnë qytetin i cili ka probleme lidhur me nivelin e pastërtisë.

Në bazë të një plan veprimi të detajuar punonjësit janë shpërndarë nëpër lagjet e qytetit dhe përgjatë vijës bregdetare. Sako thotë se me këtë aksion kërkon te sensibilizojë banorët që ta mbajnë pastër qytetin dhe të bëjnë në këtë mënyrë detyrën e tyre.

Sipas saj qyteti nuk duhet të mbahet i pastër vetëm në sezonin turistik por gjatë gjithë vitit. Ky duket është edhe një sinjal për administratën e bashkisë se tashmë ka nisur një etapë tjetër për bashkinë e Durrësit.

Free Traffic Exchange