#rtvora
Pushuesit më të shpeshtë të plazhit të Radhimës duket se janë emigrantët.
Në kulmin e sezonit, pikërisht në muajin gusht, shqiptarët e ardhur nga diaspora kanë mbërritur në bregdetin e Vlorës, duke zgjedhur ti kalojnë në jug pushimet e verës.
"Vij nga Londra. Kam 20 vite që e preferoj. Atje ku jetojmë ne është klima e ftohtë. Kur kam ardhur për herë të parë mendoja të blija një shtëpi këtej" tregon pushuesi.
Një pushues tjetër tregon se ka ardhur nga Italia.
"Kemi vite që vijmë këtu dhe jemi shumë të kënaqur. Uji është shumë i mirë. Atë që ka dhënë zoti është e mrekullueshme, atë që ka bërë robi është me probleme" thonë pushues të tjerë
Pastërtia e detit Jon, është faktori kryesor i cili i tërheq turistët. Madje, disa prej tyre tregojnë se kanë vite që e frekuentojnë këtë zonë.
Në muajin gusht numri i pushuesve sa vjen dhe shtohet, duke bërë që fluksi i turistëve të mos ketë pikun vetëm në fundjavë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nga-anglia-e-italia-te-pushuar-ne-radhim
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz