RTV Ora - Lirohen 3500 m2 plazh publik në Durrës e Shëngjin

2019-08-03 0

#rtvora

Opercioni i koduar "Plazh i lirë" ka vijuar në Durrës dhe Shëngjin të Lezhës.

Policia e Shtetit informon se ka liruar dhe vënë në dispozicion të pushuesve rreth 3500 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.

Në Durrës janë procedura penalisht në gjëndje të lirë 7 shtetas mes tyre drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës, për veprën penale "Shpërdorim detyre".

Sipas policisë "Shtetasi L.D., banues në Durrës, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë, Durrës nuk ka ushtruar kontroll ndaj aktivitetit të personave të tjerë."

Tre shtetas të tjerë janë pronarë të subjekteve tregtare dhe janë proceduar për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Zënia e hapësirave publike", 3 shtetas janë proceduar për veprën penale "Zënia e hapësirave publike".

"Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F.Q., A.K. dhe G.D., të gjithë banues në Durrës, pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen nr. 13, Durrës, në plazhin publik, u konstatua se këta shtetas kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme, si dhe të papajisur me kasë fiskale."

Sh.T., P.Gj., banues në Tiranë dhe D.I., banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse" informoi sot policia e shtetit..

Në Lezhë, Shëngjin, janë proceduar penalisht tre shtetas, njëri prej tyre me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë.

"Operacioni ka vijuar në Shëngjin, Lezhë në vijën bregdetare Tale. Gjatë operacionit u proceduan penalisht dy shtetas P. GJ. dhe D.D., të cilët kishin zaptuar hapësirën publike para lokaleve të tyre, në mënyrë të kundërligjshme duke vendosur shezlongë dhe çadra pa kontratë përdorimi. U procedua penalisht shtetasi A.N., me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, pasi nuk kishte kryer kontroll, duke shpërdoruar detyrën" informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorive respektive për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", dhe "Shpërdorimi detyrës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lirohen-3500-m2-plazh-publik-ne-durres-e-shengjin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz