RTV Ora - Zgjedhje më 13 tetor? Në KQZ vetëm Zguri, të tjerët me pushime

2019-08-03 1

#rtvora

Vetëm Kryetari i KQZ-së Klement Zguri ishte i pranishëm në sallën e mbledhjeve të KQZ ku në tavolinë ishte shqyrtimi i kërkesës së aleatëve të PD-së për nisjen e procedurave për zgjedhjet vendore të 13 tetorit, datë e dekretuar nga presidenti Ilir Meta.

Zguri: Thjesht në respekt dhe në detyrim të kompetencave të mia si drejtues i institucionit thërrita mbledhjen që të jetë KQZ-ja ajo që të japë një përgjigje. Nuk jam unë edhe pse jam kryetar i KQZ-së, prandaj thashë nuk kam mundësi ta marr. Do të doja dhe dëshiroja që ne zyrtarisht përmes një vendimi të kishim një përgjigje. Kolegët sipas sekretarit të Përgjithshëm, qenkan me leje, nuk janë disponibël. Për këtë shkak kuorumi, mbledhja nuk mund të hapet. Unë kërkoj ndjesë. Nëse do kemi mbledhje tjetër, jam i papërcaktuar për sa kohë kolegët janë me leje dhe nuk janë këtu Mbledhja, e përsëris nuk mund të hapet pasi mungon kuorumi.

Përmes një shkrese zyrtare, Partia Agrare Ambientaliste, PR dhe LSI kërkoi dje nisjen e procedurave për zhvillimin e votimeve. Shkresën e dorëzoi dje në institucion nënkryetarja e PR-së, Brunilda Laboviti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zgjedhje-me-13-tetor-ne-kqz-vetem-zguri-te-tjeret-me-pushime

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz