“Ilindeni”, kreu i opozitës në manifestimet në Strugë

2019-08-02 0

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski festën e Ilindenit e festoi ndarazi nga pushteti. Ai mbajti fjalim në fshatin Tashmarunishtë të Strugës, në një skenë ku përkrah flamurit shtetërorë ishte vendosur edhe fotografia e Goce Dellçevit. Kreu i opozitës përcolli porosi të ashpër për kryeministrin Zoran Zaev që të mos guxojë të vazhdojë të ndryshoj identitetin kombëtar, siç tha ai duke negociuar me bullgarët për heronjtë kombëtarë.