KLSH zbulon skandalin me pasoja të rënda për sigurinë ushqimore

2019-08-02 3

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon një tjetër skandal me pasoja të rënda për sigurinë ushqimore në Shqipëri. Një audit i përfunduar në Prill të vitit 2019 ka gjetur se në vendin tonë, në vitet 2017 dhe 2018, janë futur pesticide e produkte të tjera për mbrojtjen e bimëve, pra helme e kimikate të rrezikshme, të ardhura nga Kina. E gjithë përgjegjësia për këtë skandal, thuhet në një raport paraprak të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të siguruar nga Tv Klan, bie mbi Ministrinë e Bujqësisë dhe konkretisht mbi Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili e ka për detyrë ligjore që t?i kontrollojë këto produkte që në hyrje të tyre në Shqipëri, në dogana.

Free Traffic Exchange