Një Park Publik Edukativ për fëmijët - News, Lajme - Vizion Plus

2019-08-02 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shumë shpejt qytetit do t?i shtohet një Park Publik Edukativ, ku fëmijët do të mësojnë sjelljen në rrugë, rregullat e qarkullimit e si të jenë sa më të kujdesshëm dhe bashkëpunues. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili tre ditë më parë u betua për një mandat të dytë në shërbim të qytetarëve. Përmes një postimi në facebook, Veliaj thekson se në katër vitet e para e kemi parë qytetin në sytë e një fëmije, ndaj çdo projekt ka qenë gjithmonë miqësor me të vegjlit e Tiranës, ndërsa premton se puna nuk do të ndalet.?Edukata më e mirë merret që në fëmijëri! Këto 4 vite e kemi parë qytetin në sytë e një fëmije, ndaj çdo projekt ka qenë gjithmonë miqësor me të vëgjlit e Tiranës. Shumë shpejt qytetit do t?i shtohet një Park Publik Edukativ, ku fëmijët do të mësojnë sjelljen në rrugë, rregullat e qarkullimit e si të jenë sa më të kujdesshëm dhe bashkëpunues?.Filozofia e ndërtimit të qytetit në katër vitet e para u fokusua tek fëmijët, të cilët janë tashmë dhe avokatët më të mirë të çdo projekti të ri ambicioz të Bashkisë së Tiranës. Nuk mund të lëmë pa përmendur rikonstruksionin e çerdheve, kopshteve në të gjithë kryeqytetin, ndërkohë që ka nisur puna për ndërtimin e shkollave të reja, të cilat do t?i japin fund një prej problemeve më të mëdha që nga vitet ?90: mësimit me dy turne. Veliaj i ka shpallur luftë mësimit me dy turne në shkollat e Tiranës dhe zgjidhja po vjen me ndërtimin e 17 shkollave të reja. Pavarësisht skepticizmit në fillim nga shumë persona, Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Veliajt ia doli që të ndërtojë kënde lojërash në çdo lagje në kryeqytet, mbi 50, ku më i madhi është ai në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

Free Traffic Exchange