Kryebashkiakja e re e Urës Vajgurore Juliana Memaj është betuar në ambientet bashkisë këtë të enjte. Ajo garonte e vetme në zgjedhjet e 30 qershorit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Turizimit, Blendi Klosi, prefektja e qarkut të Beratit Valbona Zylyftari dhe zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj.
Ky këshill ka në përbërje 21 këshilltarë, nga ku 15 janë të PS, dhe 6 nga partitë e vogla. Kryetari i këshillit bashkiak u zgjodh unanimisht Hysen Hoxha.
Në fjalën e saj kryebashkiakja e re në detyrë deklaroi se e presin shumë sfida. I gjithë procesi i konstituimit u zhvillua i qetë dhe pa asnjë incident.