Zbardhet skema e vrasjes në Durrës/ Si u ekzekutua 40-vjeçari me 12 plumba në derën e shtëpisë

2019-08-02 1

DURRËS-Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi ekzekutimin e 40-vjeçarit, Feriz Bardhi në qytetin e Durrësit një ditë parë.

Siç raporton gazetari i Report Tv, Artur Korriku, vrasja ka qenë e mirëmenduar dhe referuar grupit hetimor, duke ndjekur dinamikën e ngjarjes dyshohet se autorët janë nga veriu. Autorët studiuar lëvizjet rutinë të viktimës gjatë ditës dhe kanë kryer vrasjen në atë orë, duke qenë se nuk ka shumë lëvizje për shkak të temperaturave të larta. Mësohet se janë shoqëruar në polici 15 persona për të marrë dëshminë, por nuk është arritur në një rezultat konkret dhe mungesa e kamerave të sigurisë në atë zonë e vështirëson më shumë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në momentin e ekzekutimit viktima ka qenë në oborrin e banesës dhe është thirrur nga jashtë, nga një person që dyshohet se e njihte. Sapo ka hapur derën është qëlluar 12 herë me breshëri me armë automatike.

Në banesë ndodhej nëna e tij, ndërsa bashkëshortja me 2 fëmijët kishin shkuar për pushime. Nga ana tjetër e banesës gjendej kushëriri i tij i afërt. Kanë qenë këta që kanë njoftuar policinë dhe spitalin për ngjarjen. Viktima është dërguar më autoambulancë në spital në gjendje të plagosur, por nuk ka arritur që të shpëtonte.

Ndërkohë, ditën e djeshme një mjet tip "Benz"është gjetur i djegur poshtë urës së Gjolës në Fushë-Krujë. Ai dyshohet se i përket autorëve, ndërsa brenda tij janë gjetur edhe disa armë, të cilat dyshohet se janë përdorur për vrasjen.

Kush është Feriz Bardhi
Feriz Bardhi, i lindur më 1979 nuk është një emër panjohur për policinë. Ai rezulton që në vitin 2012 të jetë arrestuar nga policia italiane në Ascoli pasi së bashku me një person tjetër të quajtur Arif Qelia është kapur me një sasi prej 700 gramë kokainë të pastër teksa lëviznin me një BMW X6. Policia italiane e ka konsideruar atë si një korrier të kokainës dhe kjo ka bërë që policia aktivitetin e tij ta hetonte si pistë për ekzekutimin e tij.