TIRANË- Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës e sapozgjedhur në detyrë, Anisa Ruseti ishte në studion e Report tv për të folur me gazetaren Ina Qirjo lidhur me fokusin e bashkisë në 4 vitet e ardhshme. Ruseti foli për kreditë e buta të cilat do të ofrohen nga Bashkia për familjet në nevojë duke zbuluar edhe kriteret të cilat do të zbatohen për dhënien e tyre. Kriteri bazë- tha Ruseti- do të jetë mospasja e një apartamenti ose banese tjetër. Ndërsa shtoi se kriter do të jetë edhe niveli i të ardhuave.
Ruseti gjithashtu deklaroi se tashmë janë 1000 familje që kanë përfituar kredi të buta, nga 5400 aplikime të tilla. Nënkryetarja e bashkisë u ndal të fliste edhe për planin e Bashkisë së Tiranës për qendrat sociale dhe shërbimin për personat në nevojë në këto ambiente.
"Kreditë e buta ka qenë një programet më të suksesshme të bashkisë. ne kemi bërë të lumtur 1000 familje. Tashmë 1000 familje e kanë një shtëpi të re dhe komoditetin për të plotësuar pjesën e pagesë që donin të plotësonin. Qeveria me miratimin e ligjit për strehimin social ka ndërmend të hapë një thirrje për të gjitha bashkitë, në Tiranë me të njëjtat kritere dhe të njëjta kategori.
Ne gjatë thirrje kemi pasur 5400 aplikime pasur shumë njerëz edhe pse kanë nevojë jo detyrimisht i drejtohen bashkisë. Kemi pasur 5400 aplikime nga të cilat janë miratuar 1000 të tilla.
Niveli i të ardhurave apo mospasja e asnjë apartamenti tjetër. Ka shumë çifte që jetojnë me prindërit dhe duan të kenë një shtëpi. Familja duhet të ketë një nivel të ardhurash për të paguar këstin mujor dhe pjesën tjetër ia paguan bashkia.
Jemi shumë të kënaqur nga performanca e qendrave sociale. Shërbimi është dhënë me dinjitet dhe në një ambient miqësore. Ne do donim t'i shërbenim të gjithë komunitetit. Gama e shërbimeve që ne ofrojmë është shumë e madhe por ajo për të cilën jemi siguruar është se kushdo që ngryset në Tiranë të ketë mundësinë për të konsumuar një vakt të ngrohtë. Janë të gjitha të frekuentueshme. Dinamika e problemeve që kanë është e ndryshme.
Ju sot shikoni shumë më pak fëmijë në rrugë në krahasim me katër vite më parë kur shikoje shumë më shumë. Në momentin kur ne ndërtuam 120 banesa në Lana-Bregas nuk kemi vendosur pagesë. I vetmi detyrim është që fëmijët të çohen në shkollë dhe jo për lypje. Numri i fëmijëve në situatë rruge është i lartë, ka shumë që vijnë edhe nga qytetet e tjera. Përdorin disa orë të ditës për të lypur dhe kthehen prapë në qytetet e tjera.
Unë besoj që ka qenë prioritet i madh çështja e komunitetit rom. Strehimi është fokusi ynë kryesor dhe pas kësaj vjen direkt arsimi. Ne japim bonusin e qirasë. Ajo që kemi bërë ka sjellë përmirësime të jashtëzakonshme. Kemi një reduktim shumë të madh të fëmijëve të pakënaqur. Nënat janë një armë shumë e forta e jona sepse ato duan më të mirën për fëmijët e tyre.
Fokusi i bashkisë së Tiranës do jetë akoma më i fokusuar ndaj grupeve të margjalizuara. Kemi aktualisht 35 biznese të reja të cilat drejtohen nga zonja të cilat kanë punësuar gra d...