PD: Tenderi i uniformave të policisë, aferë korruptive

2019-08-01 4

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është vënë në qendër të akuzave të Partisë Demokratike për tenderin e uniformave të policisë. Sipas selisë blu tenderi 30 milionë euro është dhënë në kundërshti me ligjin e prokurimeve publike, duke shkurtuar nga 52 në 24 ditë afatin minimal të kushteve në garë.

Lealba Pelinku, drejtuese e departamentit Antikorrupsion: Shkelja e të tilla garancive ligjore është tregues direkt se kemi të bëjmë me një aferë korruptive. Kemi të bëjmë me një pazar mes atij që drejton Ministrinë e Brendshme dhe klientit të paracaktuar, për favorizimin e të cilit ngushtohen ditët e garës dhe shmangen konkurentët e tjerë. Shkelja flagrante e rregullave në këtë tender 30 milionësh të uniformave të policisë tregon se kushtet ku operon sot prokurimit publik në Shqipëri janë kushtet e një pazari mafioz. Kur dy banda mbyllin pazarin, siç ka ndodhur në rastin e tenderit të uniformave, askush nuk duhet lejuar të ndërhyjë e të prishë pazarin.

Partia Demokratike paralajmëron se do ta ndjekë me vëmendje këtë tender dhe do të denoncojë çdo akt korruptiv që fut duart e Ministrit të Brendshëm apo të kujtdo tjetër në paratë publike.

Tv Klan

Free Traffic Exchange