Meta: Edhe nëse Kushtetuesja rrëzon dekretin për 30 Qershorin, vendimi i pavlefshëm

2019-08-01 0

Situata në vend nuk është e zakonshme për mua si president i vendit dhe kryetar i shtetit dhe nuk mund të mos ndjej përgjegjësi për këtë situatë. Së dyti në mendjen time ekziston vetëm një datë 18 tetori, që nuk e vendos as unë dhe askush, pasi e kanë vendosur të tjerë, ajo që kemi vendosur bashkë është që Shqipëria të bëhet si gjithë Europa. Kjo nuk është sikur ka deklaruar Hahn, që 80% e shqiptarëve e përkrahin, por janë 100%.

Nuk dua të përsëris vetveten, pasi edhe qytetarët janë lodhur, por shpreh vendosmërinë për të evituar përshkallëzimin e kësaj krize, ndaj dua të sqaroj që në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje të ligjshme në Shqipëri. Zgjedhjet e ligjshme janë në 13 tetor. Arsyet e dekretit të 13 Tetorit, ju e dini, ishte data më e afërt për procedurat Kushtetuese për përfshirjen e të gjitha forcave opozitare. 13 Tetori mund të shërbente nëse do të kishte vullnet nga palët, edh enga Presidenti që është akuzuar nga shumica si faktor kontribuues i kësaj krize, për 3 palë zgjedhje, pushtetin vendor, Kuvendin dhe Presidentin duke qenë se ka pretendime nga PS-ja, e cila ka qenë mbështetja kryesore për zgjedhjen time në këtë detyrë. Zgjidhjet më të mira duhet ti japin qytetarët. Megjithatë ky është vullneti im.