Aksioni anti-informalitet/ Tatimet: Pa kupton nuk ka karburant, në gusht 1200 pika në sitë

2019-08-01 0

TIRANE-Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj njoftoi ditën e sotme përmes një konference për mediat se përgjatë gjithë muajit gusht fokusi do të jetë i veçantë te aksioni anti-informalitet për pikat e karburanteve. Ajo u shpreh se janë 1200 pika karburanti dhe 3200 pompa që do të kalojnë në sitë përsa i përket regjimit manual apo automatik, ndërsa paralajmëroi masa të rrepta, bllokime dhe ndjekje penale, teksa kwtw gjatw u arrestuan dy persona.

"Aksioni anti-informalitet në vijim të planit të masave që ka nisur në muajin gusht do të përqendrohet te karburantet. Pa kupon nuk ka karburant. Nga më të mëdhenjtë te të vegjlit, synohet formalizimi i ekonomisë. Me urdhër të ministres së Ekonomisë dhe Financave nga sot drejtoria e Tatimeve dhe drejtoria e Meteorologjisë do të nisin inspektime të përbashkëta për certifikimin e regjistrit. Inspektimi do të bëhet në të gjithë vendin për pompat. Certifikimi teknik dhe plumçosja do të bëhet nga drejtoria e Meteorologjisë.

Ligji nuk lejon që karburantet të sheshin në regjim manual, nëse kanë probleme me pompën duhet të ndërpresin shitjen dhe të raportojnë te tatimet apo kompanitë e kasave. Gjatë muajve të fundit në shumë karburante ka rezultuar se bëhen ndërhyrje të pompave duke i kaluar nga automatik në manual, do i identifikojmë, certifikojmë në regjim. Nëse gjenden me regjim manual do të bllokohen. Kur janë automatik do të certifikohen. Nëse do të ketë raste të përsëritura inspektorët do të verifikojnë regjimin. Janë 1200 subjekte dhe 3200 pompa që do të kontrollohen" deklaroi Delina Ibrahimaj.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve gjatë konferencës bëri edhe bilancin për muajin korrik gjatë aksionit anti-informalitet. Delina Ibrahimaj u shpreh se janë kryer 1933 kontrolle në vijën bregdetare, nga ku 803 rezultuan me shkelje për regjistrimin, deklarimin e punonjësve, etj. Për 108 subjekte që rezultuan pa regjistruar dhe është kryer bllokimi.

195 janë kapur me shkelje për mos lëshim kuponi, 92 me punonjës të padeklaruar, 42 shkelje në pajisjet fiskale, 26 nuk i mbanin në gjendje pune, 82 subjekte mallra pa dokumente. Nga kontrollet 30 raste, përfshirë edhe zyrtarë të qeverisjes lokale dhe inspektorë janë kallëzuar në prokurori.

Free Traffic Exchange