TIRANE -Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka njoftuar se ka bërë kallëzim në Polici për zaptimin e territorit të Teatrit. Ai tha se ky institucion nuk po drejtohet më nga ai apo Ministria e Kulturës, por nga një grupim njerëzish.
Në një intervistë për Report Tv, për herë të parë pas polemikave për Teatrin, Çuli do të flasë mbi rolin e tij si drejtor në këtë situatë jo normale dhe mbi atë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim tek institucioni që ai teknikisht drejton. Drejtori Hervin Çuli në studion e "Repolitix" ka zbuluar se gërmat e Teatrit Kombëtar janë hequr nga Bashkia e Teatrit. Ai e ka cilësuar këtë vendim, si të nxituar, por tha se është i bindur se nuk ka qenë një provokim nga ana e tyre.
"Heqja është bërë nga Bashkia. Për mua ka qenë një lëvizje e nxituar, por nuk ka qenë për provokim. Për këtë jam i bindur", tha Çuli.