Çuli hedh poshtë zërat: S'ka një projekt final për Teatrin! Gara e hapur deri në shtator

2019-07-31 0

Ajo çfarë kemi parë deri më tani të një godine që flitet se do të jetë Teatri i ri Kombëtar është vetëm një nga projektet e dorëzuara nga një arkitekt danez, Bjarke Ingels, por jo projekti definitiv. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka deklaruar se është hapur zyrtarisht gara, ku ftohen të gjithë arkitektët që të paraqesin projektet e tyre . Afati përfundimtar është deri në 19 shtator dhe më pas përzgjedhja do të bëhet nga një komision i përbërë nga 7 anëtarë dhe më pas do të kalojë në disa hallka, nga parlamenti deri në një përballje publike.

"U arrit një marrëveshje me Veliajn dhe një pjese të komunitetit që ishin në lëvizje, me sindikatën ku u bë një marrëveshje me Altin Bashën, Arben Derhemin që nuk do preket, madje u bë një ligj i veçantë. Është ngritur një Komision, i cili negocion me firmat që do të futen në konkurrim. Ai nuk është projekti definitiv, është një nga konkurruesit. Komisioni e vendos, i përbërë nga 7 veta. Ka dalë thirrja publike për projektin e Teatrit Kombëtar, që mbyllen pas 2 muajsh, më 19 shtator. Ka vetëm 10 ditë që ka dalë që është bërë thirrja. Pasi mbarojmë ne punë, këtu është lufta më e madhe, kalon në parlament, te kryeministri dhe do ketë edhe një përballje publike. Dhe aty do ketë zëra nga komuniteti që mund ta kontestojnë apo ta përmirësojnë projektin deri sa të arrijmë te plani final, përfundoi Çuli.