Report TV -Faqja e presidencës, asnjë dekret për 'Mbrojtjen Civile'

2019-07-31 0

TIRANE - Presidenca i ka kthyer një përgjigje ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka duke thënë se ligji për Mbrojtjen Civile është dekretuar. Por në Fakt Shqiptarja.com bëri një verifikim në faqen zyrtare të Presidencës, dhe nga dita e seancës së fundit plenare, që ishte të enjten më 18 korrik, dhe deri më sot, nuk është shpallur asnjë dekret për ligjin për "Mbrotjen Civile". Edhe nga burime nga Kuvendi i Shqipërisë mësohet se nuk ka mbërritur asnjë dekret i tillë.